Një masë e madhe dhe e paqëndrueshme akulli ka bllokuar itinerarin kryesor drejt Mali Everest, duke shkaktuar vonesa në nisjen e sezonit të ngjitjeve në Nepal.
Sipas ekipeve të njohura si “mjekët e ujëvarës së akullit”, një serac rreth 30 metra i lartë po pengon kalimin e ekspeditave pak poshtë Kampit 1. Ata thonë se aktualisht nuk ekziston një mënyrë e sigurt për ta anashkaluar dhe se e vetmja zgjidhje është pritja që akulli të shkrihet natyrshëm.
Vonesa ka shtyrë punën për hapjen e rrugës në një moment kritik të sezonit pranveror, kur kushtet atmosferike janë zakonisht më të favorshme për ngjitje. Kjo situatë ka ngritur shqetësime për grumbullim të alpinistëve dhe “trafik” në lartësi të mëdha.
Ekipet Sherpa, të cilat kujdesen për vendosjen e litarëve dhe sigurinë e rrugës, po punojnë në kushte të vështira dhe thonë se po shqyrtohen edhe alternativa emergjente, përfshirë përdorimin e helikopterëve për transportimin e pajisjeve në Kampin 2.
Sezoni i ngjitjeve në Everest pritet të jetë i ngjeshur këtë vit, pasi qindra alpinistë kanë marrë leje për të tentuar majën më të lartë në botë, ndërsa koha e mbetur e motit të favorshëm është e kufizuar deri në fund të majit./mxh
