Last Updated on 23/04/2026 by Monika
Pas përjashtimit, deputeti Luçiano Boçi vazhdon të qëndrojë në derës e sallës së parlamentit ku pengohet nga punonjësit e Gardës për të hyrë brenda.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e përjashtoi nga seanca Boçin për faktin se bllokoi foltoren dhe foli me gjuhë të papërshtatshme në Kuvend.
Replikat:
Peleshi: Nuk thatë për replikë. Ju lutem, uluni dhe mos ofendoni. Ju tërheq vëmendjen, jepet masa disiplinore tërheqje vëmendjeje.
Boçi: Pse paragjykoni?
Peleshi: Nuk paragjykoj, në këtë pikë të rendit të ditës fjala jepet një herë. Lironi foltoren. Po shkelni rregulloren. E morët fjalën 10 minuta dhe nuk ju është refuzuar. U ngritët herën e dytë dhe thjesht thatë dua të flas, pa e specifikuar. Merrni masën e dytë disiplinore, vërejtje.
Boçi: Nuk ke turp, do më të tregosh rregulloren
Peleshi: Sipas rregullores, nëse vazhdoni ta shkelni, merret masa e tretë, ju hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme! Mos vazhdoni të shkelni rregulloren. Luçiano Boçi përjashtoheni nga salla./mxh
