Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se nëse afera e AKSHI-t zbërthehet deri në fund, shkon deri në rrëzimin e qeverisë shqiptare.
“Afera e AKSHI-t është ndër aferat më të mëdha që mund të kenë ndodhur në 10-vjeçarin e fundit. Është dosje komplekse që nis me tenderët dhe më pas shkohej të pastrimi i parave dhe deri te kërcënimet dhe rrëmbimet. Nëse kjo aferë zbërthehet shkon deri në rrëzimin e qeverisë shqiptare”, tha gazetarja Klodiana Lala./Mxh
