Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se vepron duke përdorur 83 mandate vetëm për të shpëtuar veten nga skandalet qeveritare.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve të Tiranës, Berisha theksoi se ky akt është ndërmarrë në mënyrë brutale.
Sipas kryedemokratit, kryeministri nuk është ndalur me kaq, pavarësisht paralamërimeve të përsëritura nga partnerët kryesorë të BE-së.
“Ky takim zhvillohet se në situatë të jashtëzakonshme, duhet t’i përgjigjeni me masa të jashtëzakonshme. Vendi ndodhet në gjendje të paprecedentë. Rama hoqi çdo maskë për të shpëtuar lëkurën e tij. Bllokoi në mnëyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë. Rama përdori 83 mandate e tij të krimit për t’i lënë çelesat asaj dege të pushtetit pa të cilin nuk ka ndarje të pushteve, pa të cilin pushteti është totalisht në duart e një njeriu. Rama ndërmori këtë akt edhe pas protestave të fuqishme të opozitës, edhe pas paralajmërimve të përsëritura të partnerëve kryesore ndërkombëtare në procesin e interimit europian, por edhe të partnerëve të tjera”,-tha Berisha./mxh
