Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pjesë sot në një aksion pastrimi në zonën e Golemit, në prag të sezonit turistik 2026, ku nuk ngurroi të ndante edhe mesazhe.
Në fjalën e tij, Balla u ndal te rëndësia e mirëmbajtjes së pastërtisë në zonat bregdetare, teksa u shpreh se subjektet që marrin plazhet me qira kanë detyrime të qarta kontraktuale.
Balla paralajmëroi se çdo subjekt që nuk respekton këto detyrime rrezikon ndërprerjen e kontratës dhe përjashtimin nga e drejta për të përfituar sërish hapësira publike në të ardhmen.
“Përgjegjësia për pastërtinë ndahet mes pushtetit vendor dhe operatorëve privatë, ndërsa zbatimi rigoroz i rregullave mbetet kyç për një sezon turistik të suksesshëm”,-tha ndër të tjera Balla./Mxh
