Gigi Hadid ka ndarë një moment të rrallë personal me ndjekësit e saj, me rastin e 31-vjetorit. Modelja publikoi në Instagram një nga dhuratat më mbresëlënëse që mori, një surprizë romantike nga partneri i saj, Bradley Cooper.
Bëhej fjalë për një aranzhim të madh me lule në nuanca të pjeshkës, kumbullës, arit dhe të bardhës, që tërhiqte menjëherë vëmendjen. Pa shumë fjalë, Gigi zgjodhi një mbishkrim të shkurtër, duke lënë imazhin të flasë vetë për gjestin.
Çifti është bashkë që nga vjeshta e vitit 2023 dhe ka preferuar ta mbajë lidhjen larg vëmendjes publike. Megjithatë, burime pranë tyre tregojnë se gjithçka po ecën shumë mirë. Thuhet se aktori është integruar në rrethin e saj të ngushtë dhe Gigi ndihet shumë rehat pranë tij.
Edhe pse është folur për hapa të mundshëm më seriozë në marrëdhënien e tyre, nuk duket se ka ndonjë nxitim. Të dy i japin prioritet kohës cilësore së bashku, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, duke zgjedhur momente të thjeshta dhe të qeta në përditshmëri.
Në një intervistë të mëparshme, Gigi e përshkroi lidhjen si “shumë romantike dhe të lumtur”. Ajo theksoi se çelësi është të dish çfarë dëshiron dhe çfarë meriton në një marrëdhënie, si dhe të gjesh dikë që ndodhet në të njëjtën fazë jetësore.
“Ndihem vërtet me fat”, u shpreh ajo, duke përmbledhur gjithçka me një fjali të vetme./mxh
