Inter barazoi 2-2 ndaj Torinos, duke ruajtur një diferencë prej 10 pikësh ndaj Napolit.
Goli i parë u shënua në minutën e 23-të nga Marcus Thuram, pas një asistimi të Federico Dimarco.
Inter vazhdoi dominimin dhe dyfishoi shifrat me Yann Bisseck, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje këndi, sërish nga Dimarco. Torino nuk kishte goditje në portë në pjesën e parë, por reagoi në të dytën.
Në minutën e 70-të, Giovanni Simeone shënoi për 2-1 dhe riktheu ekipin e tij në lojë. Më pas, Nikola Vlasic barazoi nga pika e penalltisë pas një vendimi të VAR për prekje me dorë nga Carlos Augusto.
Inter mbetet pranë titullit dhe i duhen vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit për ta siguruar matematikisht./mxh
