Partia Demokratike ka zhvilluar sot zgjedhjet për kryetar në disa degë.
Në degën 15 të PD-së në Tiranë, është rizgjedhur si kryetar dege, Florind Mansaku. Përballë tij garonte kandidati Gentian Shkreta.
Në degën e PD-së në Vaun e Dejës, 731 anëtarët pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes kanë rikonfirmuar në detyrën e kryetar, Benard Ndrecën. Në garë me Ndrecën ishin dhe dy kandidatët Nikollë Fermosi dhe Valer Ndoja./mxh
