Last Updated on 29/04/2026 by Anisa
Gjykata Kushtetuese kaloi në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës ku dhe do shqyrtojë mbi bazë dokumentesh, e cila kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës kërkon të shfuqizohen si jo kushtetues vendimet e kontrollit dhe të sekuestrove mbasi sipas paditëses kanë shkelur me të tjerash parimet e një procesi të rregullt ligjor.
Në këtë çështje palë është edhe SPAK që do të paraqesë me shkrim prapësimet kundër pretendimeve të Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë Partners Low.
