Aeroporti i Stambollit u bë aeroporti më i ngarkuar i Evropës me një mesatare prej 1395 fluturimesh çdo ditë nga 20-26 prilli, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror.
Raporti i fundit i EUROCONTROL për Aviacionin Evropian tregoi se Aeroporti i Stambollit u rendit i pari midis aeroporteve më të ngarkuara të Evropës gjatë kësaj periudhe.
Pas tij vinin Amsterdami me 1390 fluturime ditore, Parisi Charles de Gaulle me 1,340, Londra Heathrow me 1296 dhe aeroportet Madrid-Barajas me 1,264 fluturime.
