Fundjava solli fluks pushuesish në bregdetin e Velipojës, duke dhënë sinjalet e para të një sezoni turistik premtues.
E gjithë zona turistike tashmë ka marrë vëmendje të shtuar, me shërbimet dhe strukturat publike në gatishmëri të plotë për të garantuar pastërti, rendin dhe kushte sa më të mira për pushuesit. Këta të fundit e konsiderojnë Velipojën një mrekulli natyrore, një destinacion të pakrahasueshëm për bregdetin, rërën kurative dhe ajrin e pastër të pishave.
Velipoja po hyn në sezon me ritmin e duhur, aty ku natyra dhe përkujdesja për hapësirën publike takohen për të ofruar një përvojë të denjë për çdo vizitor./kb
