Last Updated on 03/05/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ për aksidentin tragjik në Durrës.
Përmes një mesazhi, Rama shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së dy fëmijëve, ndërsa uron shërim sa më të shpejtë të të miturit që po trajtohet për mjekim në spital.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”,-shkruan Rama./Mxh
