Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi mëngjesin e kësaj të hëne se një person i armatosur u përfshi në një incident me të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë.
“Personeli i Shërbimit Sekret të SHBA-së është në vendngjarje të të shtënave në Rrugën e 15-të dhe Avenue Independence në Uashington, D.C. Një individ u qëllua nga forcat e rendit; gjendja e tij aktualisht nuk dihet. ‘X’.
Personeli i Shërbimit Sekret të SHBA-së u bëri thirrje qytetarëve të Uashingtonit të shmangin zonën ndërsa ekipet e emergjencës janë në gadishmëri./Kb
