Last Updated on 06/05/2026 by Monika
Një javë para përfundimit të kampionatit të rregullt, Dinamo City është skuadra e katërt që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të Superiores.
Skuadra dinamovite arriti këtë objektiv pas barazimit 2-2 në “Air Albania” ndaj Vorës, duke përfituar edhe nga humbja e Partizanit në transfertë ndaj Egnatias.
Me këtë rezultat, diferenca mes Dinamo City dhe Partizanit shkon në 4 pikë, duke bërë që skuadra blu të sigurojë vendin në katërshen finale një javë para fundit të kampionatit të rregullt.
Po ashtu në “Final Four” më herët e kanë siguruar pjesëmarrjen edhe Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia./mxh
