Last Updated on 08/05/2026 by Monika
Ka ndryshuar itinerari i lëvizjes së protestuesve. Marshimi drejt Ministrisë së Brendshme u bllokua nga vendosja e kordonit policor.
Sipas raportimeve, protestuesit po lëvizin në drejtim të selisë blu, ndërsa nuk dihet nëse parlamenti do të jetë destinacioni i radhës ku do të ndalen.
Berisha dënoi veprimet e policisë ku theksoi se protesta nisi si një marshim paqësor dhe sipas tij do vijonte si e tillë.
“Ishim me një marshim paqësor dhe u shkelmua Kushtetuta dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer krim, ne po bënim një marshim paqësor. Ne do të përgatitemi për të gjitha format dhe ju garantoj se ata e kanë të humbur”, tha Berisha./mxh
