Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kërkuar që ndërkohë që në sencë plenare po diskutohet në lidhje me integrimin dhe raportin e PS për procesin, të pranishëm duhet të jetë kryeministri Edi Rama dhe kryenegociatorja.
Ajo u shpreh se raporti i PS përmban vetëm ligje, ndërsa akuzon qeverinë se me mbrojtjen pulitke që i bënë Belinda Ballukut, kanë cënuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Zoti kryetar jeni dëshmitar që për herë të parë në këtë legjislaturë po raportohet për integrimit. Kemi kërkuar që ky proces të jetë i hapur dhe kjo nuk ka ndodhur. Debati nuk mund të jetë i plotë nëse Rama dhe kryenegociatorja nuk janë këtu.
Për herë të parë, pasi kemi vite që lexojmë raporte, qeveria ka sjellë vetëm ligje. 50 faqe ligje e VKM. Nuk është ky procesi i integrimit, është reforma, vendimet politike të qeverisë, ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, mbrojtja politike që i bëtë Ballukut dhe Reforma në Drejtësi.
Opozita mund të shprehë vetëm vullnet politik, por rolin e qeverisë nuk e bëjmë dot”, tha ajo./kb
