Nga Flutura Açka
Ora 10.19 minuta:
Nis Seanca Parlamentare Kuvendit të Shqipërisë, kür duhej të niste në orën 10.00.
A keni parë të nisë ndonjëherë në orar? Unë asnjëherë në katër vitet é mia si deputete.
Pa le, sot do të dërdëllisin katër orë pēr Integrimin Europian!
Integrimi Europian nis nga Timing, nga orari, pra, t’i bësh gjërat në orën e duhur, në minutën e duhur.
Dhe kjo eglendisje é Parlamentit Shqiptar me përgjegjësinë ndaj shqiptarëve, nuk ka ndryshuar në 100 e kusur shtet. Dy-tre fakte të thjeshta:
Qeveria e parë e Turhan pashës, e cila u for mua më 18 mars 1914, mblidhej në konakun e Essad pashës, më kafe dhe raki dhe duhan, pastaj bënin ca takime me ata që u kishin dhënë fjalën t’i u mbaronin punë, pastaj kafe dhe raki dhe duhan, dhe takime të tjera me ca të tjerë që iu kishin dhënë fjalën që t’i u mbaronin punë, dhe pastaj prapë kafe dhe raki dhe duhan. Dhe muhabet pêr shtatë palē qejfe.
Aq shumë é kishte bezdisur kjo rutinë parazitësh komandantin holandez të Durrësit, major Slyisin, sa ai nuk priste më të mblidheshin për kafe dhe raki dhe duhan te konaku i Essad pashës, por i shkonte drejt e në dhomë të gjumit ministrit që të fliste për punët e shtetit dhe é gjente ministrin ende në rrobenatë, duke purë kafe é duhan në shtratin e tij. Shtetar ishte, por orari nuk hynte në kodet e tij, edhe pse Shqipëria é atyre ditëve po mëtonte të europianizohej.
Por, erdhi një ditë, kur komandanti i Durrësit, i bërë def nga kjo sjellje e shtetarëve shqiptarë, iu shkonte ministrave në mbledhjen “kafe dhe raki dhe duhan dhe llafe”, dhe i përshëndeste në holandisht:
– Morgen, ploerten!
Ata ia kthenin përshëndetjen “Mirmëmëngjes!” pa e ditur se ai nuk kishte pikë respekti për sjelljen é tyre shtetërore dhe i kishte përshëndetur: “Mirmēngjes, delenxhinj!”, ngaqë nuk é kuptonin gjuhën e tij.
Kur e mësuan, qeveria kishte rënë./A.D
