Last Updated on 14/05/2026 by EL
Një moment paksa i sikletshëm është regjistruar sot në sallën e Kuvendit, ku për pak çaste karrigia e kryeministrit Edi Rama është përdorur nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha.
Gjatë zhvillimeve në seancë, Hoxha është parë teksa ulet përkohësisht në vendin e kreut të qeverisë, ndërsa po zhvillonte një bisedë me zëvendëskryeministren Albana Koçi.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, gjithçka ka zgjatur vetëm pak momente pasi ka qenë punonjësja e Administratës së Kuvendit, ajo e cila i kërkuar ministrit të largohet, duke i kujtuar se në atë vend lejohet të ulet vetëm kreu i qeverisë.
Pasi “iu tërhoq veshi”, Hoxha u rikthye te vendi i tij, dhe ishte Koçiu ajo e cila më pas shkoi dhe iu ul afër me qëllim për të përmbyllur dhe diskutimin e tyre./ET
