Last Updated on 14/05/2026 by EL
Paqja Fiskale u miratua në vjeshtën e 2025-ës në qeveri, duke marrë më pas dhe mbështetjen e parlamentit. Por zbatimi i saj do të nisë nga sot, pasi hynë në fuqi aktet e nevojshme, duke i hapur rrugën fshirjes së borxheve të papaguara.
Ligji i fshirjes së borxheve parashikon që çdo detyrim i biznesit i krijuar deri në fund të 2014-ës të shuhet. Për borxhet nga viti 2015 deri në 2020-ën, nëse 50% e tyre paguhet me një këst deri në qershor 2026, gjysma tjetër falet bashkë me gjobat e kamatat. Ndërsa në pagesa ndahet në disa këste dhe zgjatet deri në dhjetor 2026, falet vetëm 25 përqind e detyrimit.
Kurse për borxhet nga 1 janari 2020 e deri në fund të dhjetorit 2024, falen gjoba dhe kamata nëse paguhet detyrimi tatimor brenda vitit 2026. Ligji nuk prek, detyrimet tatimore të krijuar nga 2025-a, e tutje. Nga kjo nismë preken gati 2.1 miliardë euro detyrime të papaguara në dekada, dhe përfitojnë më shumë se 200 mijë biznese debitorë.

