Interi i drejtuar nga Cristian Chivu fitoi Kupën e Italisë për sezonin 2025/26, duke kompletuar dopietën pas triumfit edhe në kampionat.
Zikaltërit ngritën trofeun e dhjetë në historinë e klubit pas fitores ndaj Lazios në finalen e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës. Përveç suksesit sportiv, kjo finale hyri edhe në historinë financiare të kompeticionit.
Ndeshja regjistroi arkëtimin më të lartë ndonjëherë për një finale të Kupës së Italisë, me 5.6 milionë euro të ardhura. Në tribunat e “Olimpicos” ishin të pranishëm 68,729 spektatorë.
Finalja kaloi në të ardhura sfidën e sezonit të kaluar mes Milanit dhe Bolognas. Megjithatë, mbetet pas derbit Inter-Milan të gjysmëfinales së edicionit 2024/25, që kishte gjeneruar rreth 5.8 milionë euro.
Sezoni i Interit u mbyll kështu me sukses sportiv dhe me një tjetër rekord ekonomik për klubin dhe futbollin italian./mxh
