Last Updated on 16/05/2026 by Monika
Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë të fazës “Final Four”, të zhvilluar në “Air Albania”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që krijuan pak raste konkrete për shënim. Në pjesën e dytë, Vllaznia u shfaq më kërkuese, por gjithçka ndryshoi në minutën e 69-të, kur Melos Bajrami u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Dinamo përfitoi nga superioriteti numerik dhe kaloi në avantazh në minutën e 77-të me Malomon, pas një aksioni të rrjedhshëm. Shkodranët tentuan të reagojnë në minutat e mbetura, por nuk arritën të gjenin golin e barazimit.
Në shtesë, James vulosi suksesin e kryeqytetasve me golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 96.
Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titullin kampion. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 31 pikë./mxh
