Lucero Sanchez, e njohur ndryshe si “La Chapodiputada” dhe ish-partnerja e bosit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ka rikthyer vëmendjen mediatike pas deklaratave të saj të fundit në një podcast meksikan.Ish-kongresistja nga Sinaloa, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane dhe dëshmoi gjatë gjyqit të El Chapos në Neë York City, rrëfeu detaje të reja për marrëdhënien e saj me ish-liderin e kartelit të drogës, shkruajnë mediat.
Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Adela Micha, Sanchez foli për abuzim psikologjik dhe kontroll të vazhdueshëm nga ana e El Chapos. “Kam pasur sindromën e Stokholmit”, deklaroi ajo, duke treguar se trafikanti i drogës e monitoronte vazhdimisht gjatë lidhjes së tyre.
Lucero Sanchez kujtoi gjithashtu rrugëtimin e saj personal, që nga periudha kur punonte si parukiere dhe njohu El Chapon, deri te hyrja në politikë dhe zgjedhja e saj në vitin 2013 si përfaqësuese shtetërore në Kongresin e Sinaloas.
Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u arrestua në vitin 2016 dhe në vitin 2019 u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale amerikane për drejtimin e një prej karteleve më të fuqishme të drogës në botë./ET
