Politikani Dashamir Shehi u përfshi sot në një debat të gjerë lidhur me cilësinë e përfaqësuesve në Kuvend, ndërsa përballë tij ishte deputetja socialiste Sara Mile.
I ftuar në A2 CNN, Shehi tha se ligjvënësit nuk duhet të jenë me doemos në nivelin më të lartë profesional, përderisa cilësia e parë që duhet të kenë është të mbledhin vota, për të cilën Mile reagoi duke vënë në dukje formimin akademik të deputetëve në legjislaturën aktuale.
Mile: Niveli akademik i parlamentit të Shqipërisë është një nivel shumë i mirë. Ne atje kemi doktorë, kemi ekonomistë.
Shehi: Unë nuk jam për atë që të jenë patjetër profesorë e doktorë. Politika është e ndërtuar mbi sistemet elektorale. Kush hyn në parlament, cilësia e parë është të mbledhë votën./C
