Krenar Ahmeti, kushëriri i poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka folur për eksperiencën e saj në reality show gjatë një interviste në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus.
Ai u shpreh me shumë vlerësim për Mozën, duke theksuar inteligjencën, ndjeshmërinë dhe mënyrën se si ajo po e menaxhon lojën brenda fermës. Sipas tij, publiku ende nuk ka parë potencialin e plotë të saj.
Me humor, Krenari e krahasoi Mozën me avionin gjigant “Antonov”, duke thënë se ajo “ka ndezur vetëm një motor”, pasi ende nuk është aktivizuar plotësisht në lojë.
“Moza është shumë e zgjuar dhe e kupton mirë se aty bëhet një eksperiment social. Ajo di të lexojë njerëzit dhe situatat”, u shpreh ai.
Ai komentoi edhe tensionin e krijuar mes Mimozës dhe Zhakut gjatë spektaklit të fundit, duke ironizuar situatën me një mesazh të drejtpërdrejtë për këtë të fundit.
“O Zhak, mos i hy Mozës në hak, sepse vetëm po e bën më të fortë”, tha Krenari.
Më tej, ai foli edhe për anën personale të poetes, duke e përshkruar si një nënë shumë të përkushtuar dhe mbrojtëse ndaj familjes.
“Është tepër e dashur dhe njerëzore. Ka aftësinë të komunikojë me të gjithë dhe të përshtatet në çdo situatë”, shtoi ai./mxh
