Last Updated on 20/05/2026 by Kesjana
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, vijon skemat dhe skenarët e tij nga qelia e burgut të Durrësit.
Veliaj ka vënë në lëvizje makinerinë e tij mediatike për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa pritet të zhvillohen seancat në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën e Lartë, në 10 ditët e fundit.
Sot, më 20 maj, pritet të zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku Veliaj kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë.

Ndërsa më 28 maj do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë, dhe më 26 maj do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme.
Kryebashkiaku i arrestuar me 13 akuza, në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë kërkon lirinë, në Gjykatën e Posaçme vijon të mos paraqitet prej 9 muajsh në seancat gjyqësore, pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat e gjetura nga prokurorët të cilët e kanë kapur “të gjallë” me korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, si dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Por nga ana tjetër, Veliaj vijon të përdorë shërbëtorët e tij për të sulmuar dhe ushtruar presion ndaj drejtësisë. Vijon me skenarët e sulmeve me shkrime të paguara dhe lobiste në mediat e huaja./kb
