Alesandro Del Piero mendon se në futbollin e sotëm mungojnë lojtarët-flamuj, ata me të cilët identifikohej një klub për shkak se futbolli aktual ka ndryshuar në mënyrë drastike. Duke marrë pjesë në një aktivitet në Peskara, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e ndryshimeve drastike që ka pësuar futbolli.
“Mendoj se ka shumë më pak shembuj s enë të kaluarën. Më përpara futbolli kishte prirje që të shkonte drejt këtyre shembujve, flas për 40-50 vite më parë, kur kishte shumë më pak transferime, më pak të huaj dhe jetohej futbolli në një mënyrë të ndryshme.
Duke ndjekur atë që është futbolli i ditëve të sotme, është e pashmangshëm që futbollistët dhe klubet të kenë si objektivi një ndryshim më të vazhdueshëm. Por ndoshta nuk do ta vija gishtin te kjo çështje si problemin kryesor”, tha ai, duke aluduar se problemet e futbollit të sotëm nuk ishin thjesht rrjedhojë e kësaj situate./mxh
