Donald Trump është shfaqur përsëri optimist për mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin, duke deklaruar se të dyja palët janë “në prag” midis një zgjidhjeje diplomatike dhe një kthimi në luftë.
Duke folur me gazetarët, presidenti amerikan tha se Uashingtoni ende lë hapësirë për negociata me Teheranin .
“Jemi pikërisht në vijën ndarëse midis arritjes së një marrëveshjeje dhe rifillimit të luftës”, tha ai në mënyrë karakteristike.
Megjithatë, Trump paralajmëroi se nëse SHBA-të nuk marrin “përgjigjen e duhur” nga Irani, zhvillimet mund të jenë të menjëhershme.
“Nëse nuk marrim përgjigjen e saktë, kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Duhet të marrim përgjigjen e saktë. Duhet të jenë 100% përgjigje të sakta”, tha ai./kb
