Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për disa kategori qytetarësh në Kosovë.
Në reagimin e tij, Abdixhiku e ka cilësuar këtë masë si të motivuar politikisht, duke shtuar se synon ndikim elektoral në prag të zhvillimeve politike.
Sipas tij, vendime të tilla nuk adresojnë problemet reale të qytetarëve, por shërbejnë si mjete për ruajtjen e pushtetit.
“Blerje votash, propagandë. fyerje, ofendime, kriza të njëpasnjëshme. Çdo mjet i mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet. Asnjë ide. Asnjë projekt. Asnjë punë. Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë. Të parafundit”, shkruan ai./A.D
