Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua me kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, në Delhi.
Së bashku zhvilluan një bisedë që zgjati më shumë se një orë. Gjatë takimit, diplomati i lartë amerikan e ftoi Kryeministrin Modi në Shtëpinë e Bardhë në emër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Ka shumë për të punuar me Indinë. Ata janë një aleat dhe partner i shkëlqyer. Ne bëjmë shumë punë të mirë me ta, kështu që ky është një udhëtim i rëndësishëm”, tha Rubio.
Të dyja palët pritet të zhvillojnë gjithashtu bisedime mbi luftën SHBA-Iran dhe ndikimin e saj ekonomik, duke përfshirë furnizimin me energji, si dhe tensionet e fundit për shkak të vendosjes së tarifave nga SHBA-ja ndaj Indisë.
Rubio po zhvillon një vizitë katërditore në Indi, udhëtimi i tij i parë në këtë shtet që nga marrja e detyrës vitin e kaluar./mxh
