Last Updated on 25/05/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2029.
Në përgjigjen e tij, Berisha la të hapur çdo vendim të ardhshëm, duke theksuar se kjo do të varet nga vullneti i demokratëve dhe rrethanat personale.
“Një mik timin, mik të çmuar, e kam uruar kryeministër kur ishte 95 vjeç, dhe po të lexosh për këtë, ai drejtoi me sukses të plotë atë qeveri. Por a do të jem unë si ai, kjo varet nga i madhi Zot dhe demokratët. Deri tani të garantoj se po ta pjestosh për dy moshën time, tregohet mosha reale”, tha Berisha./A.D
