Last Updated on 25/05/2026 by Monika
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar lidhur me takimet e sotme të nivelit të lartë në Tiranë, si pjesë e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Dendias shkruan se me Ramën diskutoi lidhur me situatën më të gjerë gjeopolitike të rajonit.
Ndër të tjera, Dendias përmend se foli me kryeministrin edhe për Himarën, që sipas tij, e konsideron si vendin e tij të origjinës.
“U prita nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë. Pata mundësinë të flas për Himarën, ku e konsideroj origjinën time, dhe të përsëris qëndrimin tim se Pakica Kombëtare Greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe popujve”,-shkruan Dendias./mxh
