Deputetja demokrate Ina Zhupa ndau një mesazh për opozitën dhe PD-në gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Në fjalën e saj, Zhupa theksoi se Partia Demokratike ka arritur të përballojë sulme dhe përçarje, por tani është përpara sfidës së madhe të të qenit alternativa e vërtetë e qeverisjes së shqiptarëve.
Sipas demokrates, PD duhet të përfaqësojë më shumë rininë, por edhe të përshatet me politikën moderne.
“PD arriti të përballojë sulmet dhe përçarjet, por tani përpara nesh kemi një sfidë më të madhe. Të mos jemi thjesht një parti që reziston, por një parti që fiton. Të jemi alternativa reale e qeverisjes së shqiptarëve. Historia e PD-së është krenari, por politika moderne kërkon përshtatje me realitetin e ri, teknologjinë, komunikimin, ekonominë globale, sfidat e integrimit europian dhe sfidat që ka brezi i ri. PD duhet të kthehet në pasqyrën reale të shqiptarëve. Duhet të përfaqësojmë më shumë rininë, duke ndjekur ritmin, enegjinë dhe modelin e tyre të kominkimit por edhe të jetesës. Sigurisht që opozitat ndërtohen mbi revoltën, por zgjedhjet fitohen mbi shpresën”,-tha Zhupa./Mxh
