Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka regjistruar një arritje historike në futbollin europian pas suksesit të siguruar në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit.
Me këtë triumf të dytë radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, tekniku u bë i pari trajner nga Spanja që mbron titullin që prej kohës së Jose Villalongës. Ky rekord i fundit ishte vendosur nga ish-timonieri i Real Madridit gjatë sezoneve të largëta 1955/56 dhe 1956/57.
Përsëritja e këtij suksesi pas gati shtatë dekadash konfirmon punën e rëndësishme të bërë nga stafi teknik në krye të pankinës pariziene.
Përballja e fituar në Budapest i siguroi klubit trofeun e dytë radhazi në historinë e tyre. Tashmë, me këtë ecuri, drejtuesit e klubit synojnë të ruajnë të njëjtin ritëm dhe dominim edhe për edicionet e ardhshme futbollistike./mxh
