PSG vazhdon të shkruajë historinë e futbollit europian pas triumfit të dytë radhazi në Champions League.
Skuadra franceze u bë vetëm ekipi i tretë në histori që fiton kampionatin dhe Ligën e Kampionëve në dy sezone rresht, pas Real Madridit në vitet 1956-1958 dhe Ajaksit në vitet 1971-1973.
Suksesi i fundit erdhi pas fitores me penallti ndaj Arsenalit në finalen e kompeticionit. Një rekord historik regjistroi edhe trajneri Luis Enrique, i cili u bë trajneri i parë spanjoll që mbron trofeun e Champions League që nga Jose Villalonga në sezonet 1955/56 dhe 1956/57.
PSG konfirmoi edhe një tjetër statistikë të rëndësishme, duke fituar për herë të gjashtë nga gjashtë seri penalltish nën drejtimin e teknikut spanjoll. Në krahun tjetër, Arsenali humbi finalen e tretë ndërkombëtare të vendosur nga penalltitë./mxh
