Last Updated on 01/06/2026 by Anisa
Zona e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga një incident me armë zjarri, ku një person ka qëlluar në ajër duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, të identifikuar si Amarild Xhamaqi. Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar dhe ngjarja konsiderohet si një incident i izoluar.
Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare të përcjella nga familjarë, dyshohet se të shtënat mund të jenë kryer në një moment tensioni pas humbjes së një skedine basti. Megjithatë, kjo pistë nuk është konfirmuar nga autoritetet.
Në deklarimet paraprake në polici, autori nuk ka pranuar të japë shpjegime të detajuara mbi ngjarjen dhe nuk ka konfirmuar versionin e përhapur nga familjarët.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./a.d
