Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale, duke uruar të gjithë socialistët për 35-vjetorin e themelimit të PS-së.
Me anë të një mesazhi, ai shkruan:
“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”./a.d
