Izraeli i kërkoi SHBA-së të shihte tekstin e marrëveshjes me Iranin dhe u refuzua, tha një burim izraelit për CNN, duke e lënë një aleat kyç të SHBA-së në errësirë rreth një marrëveshjeje që tashmë po kritikohet gjerësisht.
Burimi tha se një pjesë e arsyes pse kërkesa u refuzua ishte sepse administrata Trump kishte frikë se kryeministri Benjamin Netanyahu do ta zbulonte marrëveshjen përpara se ajo të publikohej zyrtarisht.
i24 News i Izraelit ishte i pari që raportoi kërkesën dhe refuzimin e mëvonshëm. Të hënën në mbrëmje, Netanyahu mbajti një konferencë për shtyp në të cilën përmendi marrëveshjen në deklaratën e tij hapëse tetëminutëshe.
Kur u pyet më pas, Netanyahu tha se ai dhe Presidenti Donald Trump “nuk bien gjithmonë dakord”. Ai tha gjithashtu se ende nuk e dinë se çfarë do të jetë marrëveshja.mxh
