Tyra Banks ka ngritur padi kundër Netflix për shpifje lidhur me dokumentarin mbi “America’s Next Top Model”.
Ajo ka paraqitur një padi kundër platformës të shtunën, më 13 qershor, duke pretenduar se në dokumentarin “Reality Check: Inside America’s Next Top Model” është paraqitur në mënyrë mashtruese dhe shpifëse. Sipas saj, përmes materialeve të montuara i është krijuar një imazh i pasaktë për rolin e saj si prezantuese, anëtare jurie dhe producente ekzekutive e spektaklit.
Në padinë e saj thuhet se përmes montazhit dhe lëshimeve është ndërtuar një “rrëfim i rremë”, sipas të cilit Tyra Banks dyshohet se ka lejuar me vetëdije një rast të sulmit seksual ndaj një konkurrenteje, se ka shfrytëzuar traumën e saj për shikueshmëri dhe se nuk e mbante mend fare ngjarjen kur u pyet për të. Ajo i ka mohuar plotësisht këto pretendime, duke i cilësuar si një “histori tërësisht të sajuar” që është transmetuar globalisht.
Dokumentari trajton polemikat që kanë lindur gjatë 24 sezoneve të “America’s Next Top Model”, përfshirë edhe pretendimet e një konkurrenteje për sulm seksual gjatë xhirimeve dhe mungesë ndërhyrjeje nga produksioni.
Nga ana e saj, Banks ka deklaruar se ka marrë pjesë në projekt për të nxitur një diskutim të sinqertë mbi kritikat ndaj spektaklit. Në padinë e saj gjithashtu thuhet se nga një intervistë prej 3.5 orësh është përdorur vetëm 16 minuta material./mxh
