Last Updated on 18/06/2026 by Anisa
Marjana Koçeku ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin. Në një mesazh të ngarkuar me emocione, ajo i ka kërkuar falje banorëve të Thethit, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më të rënda që ka përjetuar ndonjëherë.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka qenë ndër goditjet më të mëdha emocionale që kam marrë në jetën time. Unë nuk qaj, por ato ditë kam qarë më shumë se kur më ka vdekur babai. Betohem në shtatë shenjtorët që besoj se tani e tutje do t’ju përfaqësoj siç duhet. S’ka për t’i fyer më askush ato male, siç i kanë fyer,” shprehet Koçeku.
Me këtë deklaratë, ajo jo vetëm kërkon falje për situatën e krijuar, por edhe premton se do të angazhohet për mbrojtjen dhe përfaqësimin dinjitoz të Thethit dhe vlerave të tij, duke theksuar se nuk do të lejojë më cenimin e këtij simboli të natyrës shqiptare./a.d
