Last Updated on 25/06/2026 by Anisa
Nga Ilir Kulla
ARIAN CANI MIKU DHE SHoKU IM PREJ 27 VITESH. Greku qe vdes per Shqiperine dhe shqiptari qe vdes per Greqine.
S do ta beja kete postim po te mos shihja njerin nga keta neo-deputetet e rinj qe nuk e di ku i bie selia e PS-se te dilte para mediave nga SPAK se kishte denoncuar Cani-n se perdorte ZONE E LIRE ne favor te Greqise dhe kunder Shqiperise se kishte mbrojtur mikun e tij Fredi Belerin. Me thene te drejten naten qe arrestua Fredi Beleri mbi 3 vjet e ca si kandidati i vetem i arrestuar nga Policia 3 dite para zgjedhjeve, une isha ne emision me Canin dhe me nje qetesi olimpike I thashe Canit duke qeshur nje profeci qe 2 vjet me vone u realizua, “nuk e di c kane dashur te bejne keta budallenjte” por sapo i hapen rrugen per ta bere euro-deputet dhe ashtu ndodhi. Emisioni ndodhet ne You-Tube dhe mund te shikohet.
Nga ajo kohe keshtu si “rastesisht” te gjithe ata qe ishin perfshire ne kete ceshtjen Beleri, sikur i zu ndonje “magji” e bere nga Papu-ja perfunduan neper burgje, komandanti im Gjergj(Jorgo) Goro kunderkandidati, Rreli Prokurori i Vlores qe e arrestoi dhe shefi i operacionales Oltioni! Gjera qe ndodhin, po le te kthehemi te Arian Cani.
Ky deputeti eshte i ri e s ka si ta mbaje mend po betejat legjendare kunder mediave ne Shqiperi me gjyqe dhe burgje i ka bere Doktori i madh qe dhe 82 vjec nuk dorezohet e ben plane per 20 vitet e ardhshme dhe i ka humbur te gjitha me sukses te plote. Keshtu me rradhe pastaj te gjithe te tjeret e mund te pyese me shume Nikolle Lesin, Mero Bazen, Martin Leken etj etj. E mirekuptoj deputetin, eshte i ri dhe si di ca gjera do ti mesoje, sic i mesova dhe une ne moshe te tij kur kandidova per PS per deputet plot 21 vjet me pare.
Solidarieti aty eshte unik ne llojin e vet, te gjithe jane vene ne rradhe e mezi presin te thyeje koken ai I madhi (atehere ishte Nano) qe te behen Kryeministra, ministra e drejtore me rradhe. Nuk e dijne te gjoret qe nese bie ajo ngrehine, shumica do shkojne burgjeve e Gjykatave pervec atij te madhit, dhe pastaj do thone na shiti ai i madhi, te cilit do ti perfundoje si Fatos Nano-s qe deputeti mitik Cim Hysa, fqinj i Fatosit e quante dhe kolegu Nano.
Dhe nen kete deshiren e madhe per te qene ne korsine preferenciale te ministerllekut deputeti shkon e permend litarin ne shtepine e te varurit te SPAK qe vetem per ceshtjen Beleri ka bere nje sektor te vecante aty te Burgu i Durresit, pa le ato te tjerat qe i kane nxjerre njerezit ne Bulevard ne mes te vapes. Aty ne ate rruge Bashkia ajo qe ka ngel nga Lali, duhet te vere nje ndalim qarkullimi per gjithe lagjen, pasi aty mbrapa ndodhet dhe Balkanweb, Panorama dhe News 24, duket qe jane bere e gjitha nje lagje pucistash. E dyta deputeti doli dhe the Cani do te denohet se perdor frekuencat shteterore, po c thua mor njeri c thua, edhe Canin do ta besh Bloger e te filloje te perdore algoritmin. Po pse kohe per te prodhuar Blogere te tjere eshte kjo… s eshte per tu bere Minister kjo gje qe ben, por per te prishur karrieren.
Jo per gje po ky Cani greku qe vdes Shqiperine dhe shqiptari qe vdes per Greqine, ka dhene prova qe nga Klani i Nates qe ta nxin jeten se si ndalet goja, dhe behet euro-deputet grek dhe aty jashte deres se Parlamentit Europian na e ben Zone e Lire live si gazetar shqiptar dhe s ka algoritem ta ndaloje. Nejse pertej shakase une qe e njoh qe nga 1998 ku Gazeta Shqiptare ishte te Rruga e Dibres poshte spitaleve, Arian Cani vdes ta sfidosh.
E kam pare ta mallkonin demokratet se qendronte kunder “grushtit te shtetit” ne 14 shtator si Kryeredaktor i Gazetes Shqiptare, e kam pare te nxirrte ne faqe te pare Haklajt @ CO si vrases te Azem Hajdarit dhe pastaj e mallkonin socialistet, e kam pare perkrahsin numer 1 te UCK-se si Gazete ne Kosove e Maqedoni me foton e pare ne bote te Ali Ahmetit me Uniforme ne kryefaqe , dhe e kam pare te jete i pari te botoje interviste eskluzive te Koshtunices etj etj. Jo gjithnje kemi shkuar mire, jemi zene pa fund, por po nuk u zure me Arianin atehere nuk ke Canin.
E pastaj nje dite ne 2003 vendosi te beje kolonen e jetes se tij, Zonen e Lire cerek shekulli per pak, keshtu qe jepi deputet mos e ndal gazin, se Cani gallate do, se s ka pune tjeter, ta merr dhe e ben emisionin dhe aty te dera e SPAK, por ce do dreqin se ne keto kohe kjo gje eshte te permendesh litarin ne Shtepine e te Varurit e te prish karrieren. Suksese perpara me qetesi dhe terezi !
