Last Updated on 25/06/2026 by EL
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka udhëtuar mesditën e kësaj të enjte jashtë Shqipërisë. Siç shihet dhe nga pamjet që një qytetar ka ndarë në rrjetet sociale, Berisha është shoqëruar nga shërbimi ekskluziv i aeroportit deri në shkallët e avionit.
Nuk është e qartë se për ku ka udhëtuar lideri demokrat, por sipas qytetarit që ka publikuar pamjet, bëhet fjalë për Gjermaninë, raporton newsbomb.al.
Sali Berisha ka pranë shoqëruesin e tij që i mban dhe çantat, ndërsa pas tyre është dhe deputeti demokrat Tomor Alizoti. Ata kalojnë disa momente me djemtë e ekipit të shoqërimit, të cilët shkrepin fotografi me Sali Berishën, dhe më pas futen në avion.
Bie në sy se kryetari i Partisë Demokratike, takon dhe përshëndet të gjithë personat, qoftë ata që e shoqëruan, qoftë punëtorët e autoshkallës, ndërsa dallohet edhe me një veshje jozyrtare, pantallona dhe bluzë sportive me mëngë të shkurtra./ET
