Last Updated on 26/06/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Francës François Hollande. Rama i ka akorduar Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike si një shenjë mirënjohje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës.
“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande
Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, shkruan Rama/kb
