Last Updated on 30/06/2026 by EL
Në konferencën e mbajtur pasditen e kësaj të marte duke folur për vendimet e qeverisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo komentoi dhe përplasjen e sotme të ndodhur mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve, ku këta të fundit hodhën vezë në drejtim të Parlamentit dhe deputetëve që dilnin nga institucioni.
Në fjalën e mbajtur para gazetarëve Demo tha se e dënon ashpër dhunën e ndodhur, ndërsa shtoi se nuk ka shumë detaje për përplasjen e sotme, pasi në momentin e ngjarjes ai ka qenë brenda Kuvendit.
Më tej ministri nënvizoi se nuk duhen cënuar deputetët e Kuvendit para institucionit ku ata ushtrojë detyrën e tyre, ku dhe theksoi se është e papranueshme që deputetët që janë zgjedhur nga vetë qytetarët të ndihen të kërcënuar.
“Është e papranueshme që deputetët, përfaqësuesit e qytetarëve të ndihen të kërcënuar e shantazhuar nga cilido. Nuk ka rëndësi i cilit krah politikë janë mbështetësit. Nuk bëhet dot garë se kush sjell mbështetësit në derë të Parlamenti.
Çdo lloj dhune duhet dënuar, unë nuk e di rastin sepse kam qenë në Parlament. Është një moment që të gjithë të reflektojnë. Nuk është normale që njerëzit që ushtrojnë funksionet e tyre të shkojnë e të sulmohen para Kuvendit” tha Demo.
Po ashtu Demo komentoi sërish dhe projektligjin “Paketa e Maleve’’ për të cilin u shpreh se ka pasur keqkuptimi, duke sqaruar për të disatën herë se flitet për zhvillimin e tokave që qytetarët që i kanë në pronësi zgjedhin që t’i zhvillojnë duke ndërtuar një bujtinë apo biznes që mund të sjellë dhe përmirësim të ekonomisë globale.
“Vetë ligji i referohet rasteve që i përkasin dy kategorive, që kanë dhe trajtojnë një pronë që e kanë që nga paraardhësit e tyre e nuk i gëzojnë më për shkak të ndryshimeve të ndodhura në vitet e fundit. E ata persona që e disponojnë një zonë prej 10 vitesh dhe kërkojnë që ta zhvillojnë më tej duke ndërtuar një bujtinë, diçka për të zhvilluar ekonominë globale” theksoi Demo.
Pjesë nga konferenca:
Pyetja: Përplasja mes protestuesve dhe policisë, Edi Rama dhe ju e dënuat duke e cilësuar të neveritshme sjelljen e Policisë private por sot e bëri Policia e Shtetit, a do të mbajë përgjegjësi Policia e Shtetit.
Ervin Demo: Është e papranueshme që deputetët, përfaqësuesit e qytetarëve të ndihen të kërcënuar e shantazhuar nga cilido. Nuk ka rëndësi i cilit krah politikë janë mbështetësit. Nuk bëhet dot garë se kush sjell mbështetësit në derë të Parlamentit. Çdo lloj dhunë duhet dënuar, unë nuk e di rastin sepse kam qenë në Parlament. Është një moment që të gjithë të reflektojnë. Nuk është normale që njerëzit që ushtrojnë funksionet e tyre të shkojnë e të sulmohen para Kuvendit.
Pyetja: Çfarë garancie do t’i jepni qytetarëve për administrimin e pronave shtetërore?
Ervin Demo: Së pari skepticizmi duhet të informohet. Ka pasur dezinformim sa i përket paketës së Maleve, është një nisëm që është miratuar në 2025, ka marrë kohën e vet për tu trajtuar tashmë në rend lokal. Sa i përket çdo paqartësie apo eliminimi që i përket kësaj pakete. Dezinformimi fillon me raportimet e bëra se me paketën e maleve do të devijohet deri në pronat private.
Vetë ligji i referohet rasteve që i përkasin dy kategorive, që kanë dhe trajtojnë një pronë që e kanë që nga paraardhësit e tyre e nuk i gëzojnë më për shkak të ndryshimeve të ndodhura në vitet e fundit. E ata persona që e disponojnë një zonë prej 10 vitesh dhe kërkojnë që ta zhvillojnë më tej duke ndërtuar një bujtinë, diçka për të zhvilluar ekonominë globale./et
