Last Updated on 01/07/2026 by EL
Deputeti Erion Braçe ka reaguar me gjuhë fyese ndaj aktivistes Irini Myftaraj në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “këllirë rrugësh”.
Vetë Myftaraj ka publikuar një fotografi (screenshot) të komentit, ku sipas saj duket qartë gjuha e përdorur nga deputeti, duke e cilësuar reagimin si arrogant dhe të papranueshëm.
Krahas publikimit të fotos, aktivistja u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet sot në orën 19:00 para Kryeministrisë. /ET
