Last Updated on 01/07/2026 by EL
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e plazhit dhe në pjesë të tjera të qytetit.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës. Të dy këta shtetas dyshohen se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për shitjen e kokainës dhe cannabis sativa.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, shërbimet e policisë sekuestruan doza të lëndëve të dyshuara narkotike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, dy armë të ftohta, një shkop bejsbolli dhe një thikë, si edhe tre telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”./ET
