Last Updated on 02/07/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim të zhvilluar me pensionistët ka thënë se shteti do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të kujdestarëve të personave me aftësi ndryshe.
Po ashtu në fjalën e tij, kryeministri është ndalur dhe te transporti publik, për ë cilin tha se ka një projekt në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për të shtuar autobusë elektrikë.
Rama nuk kurseu as batuat me pensionistët e pranishëm, të cilëve u tha se llogaritë e lapsit i bëjnë dhe më mirë se ministrat.
“Që të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetsore të kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara do t’i paguajë shteti.
Këto llogaritë e lapsit i bëni më mirë se ministrja e se unë po e po, se unë jam një copë piktor, nuk di të bëj llogari.
Do të sjellim një përmasë të re në transportin publik. Kemi një projekt të Fondin Shqiptar, një numër autobusësh elektrikë, që do të jenë një forcë e shtuar në një mjedis ku transporti publik ka mbetur mbrapa.
Kemi vendosur një volum tjetër finncimi për të vazhduar me mbrojtjen nga përmbytjet, nga zjarret, me makineri që do t’u vihen në dispozicion bashkive”, tha Rama./kb
