Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Përplasje dhe tensione janë regjistruar paraditen e kësaj të enjteje përpara Parlamentit, ndërsa deputetët po mbërrinin për seancën e radhës plenare.
Situata u tensionua kur një grup protestuesish goditën me vezë disa deputetë në hyrje të Kuvendit. Pas incidentit, forcat e policisë ndërhynë duke shoqëruar në komisariat disa prej protestuesve të përfshirë.
Në vijim, protesta u përshkallëzua edhe më tej, pasi disa protestues çanë gardhin metalik të vendosur përpara Parlamentit dhe tentuan të hyjnë në ambientet e jashtme të institucionit.
Për të neutralizuar situatën dhe për të ndaluar depërtimin e turmës, Policia përdori spray lotsjellës, duke larguar protestuesit nga hyrja e Kuvendit.
Si pasojë e përplasjeve, tre efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa disa protestues u shoqëruan në komisariat. Forcat e rendit rikthyen kontrollin në zonë, ndërsa masat e sigurisë përreth Parlamentit mbeten të përforcuara./ad
