Last Updated on 03/07/2026 by EL
Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Centerave, pasi dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar 50 milion euro.
Pepnika është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për këtë vepër penale. Të njëjtat burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se Granit Pepnika është arrestuar sapo ka dal nga vila e tij në Drimadhes. Në rrugë operative policia e Vlorës ka patur informacion mbi vendndodhjen e tij dhe e ka mbajtur në vëzhgim.
Në momentin kur po dilte për të shkuar për të pushuar e kanë arrestuar. Operacioni është finalizuar nga Operacionalja e Policisë së Vlorës. Granit Pepnika nuk ka patur kohë të reagojë dhe nuk ka bërë rezistencë.
Operacioni është në zhvillim e sipër pasi janë evidentuar dhe disa sende të tjera të kundra ligjshme të cilat do të jenë pjesë e hetimit.
Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë.
Ata prezantoheshin si këshilltarë financiarë apo përfaqësues platformash investimi dhe u premtonin personave fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare./et
