Kombëtarja e Brazilit dhe ajo e Norvegjisë do të përballen në New Jersey në kuadër të raundit të 1/8-ave të Kupës së Botës.
Skuadra amerikano-latine vjen në këtë takim pas një rritjeje të formës në ndeshjen e kaluar ndaj Japonisë, pasi hasi në vështirësi gjatë startit të turneut.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja europiane mban një rekord pozitiv historik, duke qenë se nuk ka pësuar asnjë humbje në përballjet e mëparshme direkte me pesë herë kampionët e botës. Madje, norvegjezët numërojnë një triumf ndaj brazilianëve me rezultatin 2-1 në edicionin e Botërorit të vitit 1998.
Pavarësisht këtyre statistikave, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti vlerësohet si favoriti kryesor për të siguruar një biletë në fazën çerekfinale.
Pak çaste përpara fillimit të lojës, të dyja kampet kanë zbuluar zyrtarisht emrat e lojtarëve titullarë./mxh
