Asambleja e OSBE-së ka miratuar propozimin për organizimin e Sesionit të Vjeshtës 2027 në Tiranë.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialsite, Blendi Klosi i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se kjo është një arritje e rëndësishme për diplomacinë shqiptare.
Klosi shkruan se organzimi i kësaj Asambleje ofron një mundësi për diskutime mbi demokracionë dhe për promovimin e Shqipërisë.
“Kënaqësi të bashkëndaj lajmin se Asambleja Parlamentare e OSBE-së miratoi propozimin e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë për organizimin e Sesionit të Vjeshtës 2027 në Tiranë me angazhimin e të gjitha vendeve anëtare të OSBE-së
Kjo arritje e rëndësishme për diplomacinë parlamentare shqiptare përveçse thekson rolin e saj aktiv dhe ofron një mundësi për diskutime mbi demokracinë, sigurinë, bashkëpunimin është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar mikpritjen, vlerat dhe potencialin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ky vendim është një vlerësim besimi ndaj rolit aktiv të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe një dëshmi e angazhimit për forcimin e dialogut parlamentar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkruan Klosi./Mxh
